Ministria e Arsimit dhe Sportit ka shpallur edhe datat e provimeve të cilat nisinin me gjuhën shqipe dhe letërsinë. Në një konferencë për mediat zv.ministrja e Arsimit dhe Sportit Nora Malaj, deklaroi sot se është mbyllur proçesi i plotësimit të formularëve A1 dhe A1Z ndërsa bëri të ditur edhe daljen e guidës së maturës shtetërore. “Janë marrë masa që orët e konsultimeve të jenë pjesë e maturës shtetërore. 90% e maturantëve kanë informacionet e nevojshme për Maturën Shtetërore. Kemi nxjerrë datat e provimeve mënyrën si do realizohen dhe kohën. Sot duam të lançojmë edhe guidën e maturantit”, u shpreh Nora Malaj. Në guidë janë përfshirë, koeficentët, përrllogaritja e pikëve, por edhe mënyra se si duhet të përzgjidhet dega. Ndërsa datat e provimeve të maturës janë: Gjuha e huaj – 19 maj 2014; Gjuha Shqipe – 30 maj 2014; Matematika – 9 qershor 2014; Provimet me zgjedhje – 18 qershor 2014.