Tiranë | Nishani fton të interesuarit për dy vende vakante në Gjykatën e Lartë

Presidenti Bujar Nishani, njoftoi nisjen e proçedurave për dy vende vakante në Gjykatën e Lartë, duke përcaktuar kriteret dhe afatet ligjore për kandidatët. “Në vijim të procedurave të cilat filluan më datë 10 tetor 2013, për përzgjedhjen e kandidatëve për dy vende vakante në Gjykatën e Lartë, ftohen subjektet e interesuara të paraqesin kërkesën për t’u përzgjedhur si anëtarë të Gjykatës së Lartë”, thuhet në njoftimin për mediat. Afati për të paraqitur kërkesat, fillon ditën e hënë, datë 24 mars 2014 dhe përfundon ditën e premte, datë 4 prill 20”, përfundon njoftimi .

Advertisement