Në mbledhjen e qeverisë kreu i saj Sali Berisha lajmëroi se do të pengojë rritjen e taksës për biznesin e vogël, atribut ky i pushtetit lokal duke lënë vetëm një kufi maksimal rritje prej 10%. Duke nënkuptuar kreun e Bashkisë Tiranë, Berisha kërkoi që një vendim i tillë të mos merret kurrsesi si karshillëk. “Po ndodh absurdi, është katërfishuar taksa e gjelbërimit, e pastrimit. Është rritur në mënyrë të pakonceptueshme absurditeti i tatimit. Pra taksa dhe tarifa nuk do të ketë më të drejtë të vendosë më shumë se 10%. Organi tatimorë qëndrorë të shqyrtojë çdo ankesë të biznesit të vogël”- tha kreu i ekzekutivit Berisha gjatë mbledhjes së djeshme të qeverisë. Berisha e kishte paralajmëruar një vendim të tillë disa javë më parë, ndërkohë që debatet qeveri-bashki për taksat lokale mbi biznesin e vogël kanë vazhduar.