Maqedoni – Ivanov, cështja e emrit do të zgjidhet me referendum

“Propozimi që do të dalë nga negociatat, cilido që të jetë, do të vendoset në një referendum”, ka pohuar Ivanov duke komentuar propozimin “Republika e Maqedonisë Veriore”, i mirëpritur nga pala greke. Sipas tij, Shkupi është i gatshëm për një kompromis me Greqinë, por nuk do të pranojë atë zgjidhje që do të cënojë interesat e popullit maqedonas. “Propozimi në fjalë ka një përmbajtje gjeografike që e dëshirojnë të tjerët. Ne gjithmonë jemi të përgatitur për kompromis, por që ai të mos jetë në dëm të interesave shtetërore”, ka shtuar Ivanov.

Advertisement