Bëhet fjalë për një version të ri të propozimeve që Teherani i ofroi vitin e kaluar, që do të sigurojë paqen dhe drejtësinë, si dhe do të respektojë të drejtat e të gjitha vëndeve të botës. Javën e kaluar Rusia, Kina, Franca, Gjermania dhe Britania thanë se do të kërkonin ndihmën e shefit të politikës së jashtme në BE, Solana, për të ftuar Iranin në një takim për gjetjen e një zgjidhjeje diplomatike për krizën.