Ka nisur konsultimi me pushtetin vendor në lidhje me reformën administrativo-territoriale. Prefekti i Tiranës Sadi Vorpsi, ka zhvilluar sot mbledhjen e parë të grupit të punës në nivel Qarku për zbatimin e reformës administrative-territoriale. Në takimin e sotëm mungoi kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, edhe pse ishte i ftuar, ndërkohë që si përfaqësues i opozitës ishte present, kreu i Bashkisë së Rrogozhinës, i zgjedhur nga radhët e Partisë, Drejtësi, Unitet dhe Integrim(PDIU). Prefekti Vorpsi, në fjalën e tij theksoi se në Shqipëri është e domosdoshme ky ndryshim, pasi vjen si kërkesë e brendshme për përmirsimin e eficences së shërbimeve që çdo njësi e qeverisjes vendore jep për qytetarët e saj, rritjen e performances së këtyre njësive vendore edhe kërkesat që BE ka parashtruar në progress- raportin e viteve 2012 dhe 2013. “Në programin e qeverisë qëllimi i reformës është përmirsimi i cilësisë dhe aksesit të qytetarëve në shërbimet publike vendore. fatkeqësisht sot kemi një gjëndje të trashëguar që lë për të dëshiruar. Rreth 80% e njësive vendore ka pak ose aspak shërbime për qytetarët, ka problem me taksat vendore shumë prej tyre nuk gjenrerojnë dot të ardhurat e dhe kjo shkakton vështirësi ne gjendjen ekonomike”, shtoi Vorpsi. Prefekti u zotua se kjo ndarje e re të mos penalizojë asnjë qytetar, përkundrazi të mundësojë shërbim më të mirë urban, shërbim më të mirë shëndetësor, shërbim më të mirë në shkolla, ujë drita e kanalizime, shfrytëzim më të mirë të hapësirave publike, duke bërë kështu që çdo qytetar i këtij qarku të ketë një jetë më dinjitoze. Në përfundim, mbledhjes u arrit ngritja e grupit të punës pë reformën, i cili ka përbërjen e mëposhtme:
1 – Sadi Vorpsi (Prefekt i Qarkut Tiranë) – Kryetar
2 – Elton Qosja (Koordinator Teknik Rajonal) – Sekretar
3 – Elvis Rroshi (Bashkia Kavajë) – Anëtar
4 – Ndriçim Dushku (Bashkia Rogozhinë) – Anëtar
5 – Kujtim Qefalia (Komuna Dajt) – Anëtar
6 – Refik Veliaj (Komun Krrabë) – Anëtar
7 – Gentian Myrtaj (Komuna Vaqarr) – Anëtar
8 – Ardian Çipa (Policia e Qarkut Tiranë) – Anëtar
9 – Andrea Miço (ZVRPP) – Anëtar
10 – Arsim Rama (Sig. Shoqërore Tiranë) – Anëtar
11 – Ervis Rrahmani (Shërbimi Social Shtetëror) – Anëtar
12 – Mimoza Kuqi (DART) – Anëtar