Kosovë | Ministria e Brendshme dhe Aeroporti i Prishtinës, Marrëveshje Mirëkuptimi

Ministria e Punëve të Brendshme, Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, e përfaqësuar nga zv/ministri Sasa Rasic, njëherësh Koordinator Nacional për MIK dhe drejtori i Aeroportit Ndërkombëtarë të Prishtinës, “Adem Jashari”, Haldun Firat Kokturk nënshkruan sot një marrëveshje mirëkuptimi. Sikurse bëhet e ditur nga Ministria e Punve të Brendshme, marrëveshja ka për qëllim bashkëpunimin në fushën e monitorimit të kamerave të sigurimit në hapësirat e aeroportit. Marrëveshja në fjalë mundëson qasje në kamera të sigurimit të aeroportit me Qendrën Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në mënyrë që të rritet siguria dhe lëvizja e lirë e qytetarëve.

Advertisement