Tiranë – PD dhe PAD bëjnë koalicion për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit

Pas nënshkrimit të marrëveshjes në një konferencë të përbashkët për shtyp, Berisha duke nënvizuar se kjo ditë është shumë e rëndësishme, u shpreh se kjo marrëveshje është vazhdimi i asaj që u nis që në fillim të viteve ’90. “Bashkë e nisëm, bashkë do e vazhdojmë”, tha Berisha. Kreu i demokratëve e cilësoi marrëveshjen e sotme si formën më të përsosur të koalicionit që PD gëzon sot për sot. Nga ana e tij, kreu i PAD tha se marrëveshja e sotme është produkt i qeverisjes së suksesshme të kryeministrit Berisha. Sipas Cekës ai dhe Berisha kanë qënë gjithmonë bashkë në këto 19 vjet. Ka qënë mesi i shkurtit kur Berisha e Ceka nënshkruan një marrëveshje të njëte bashkëpunimi si kjo e sotmja. Por pas kundërshtive brënda rradhëve të PAD, marrëveshja nuk u përmënd më për pak kohë deri ditën e sotme. Partia Aleanca Demokratike u formua nga Neritan Ceka në vitin 1992 dhe nga deputetë që patën divergjenca me Partinë Demokratike të kryesuar nga Sali Berisha. Ata u pozicionuan në opozitë duke kritikuar regjimin e Berishës duke e cilësuar atë si autokratik. PAD u bë pjesë e qeverisë socialiste në vitin 1997. Në zgjedhjet e vitit 2001, ata morën 2.4 përqind të votave duke fituar 3 vende në parlament. Bashkëpunimi me qeverinë e PS-së vazhdoi deri në momentin që kjo e fundit humbi zgjedhjet në vitin 2005. Më pas Ceka zgjodhi të bashkëpunonte me LSI, dhe tani në fund të bëjë koalicion me PD-në e Berishës, ku ka bërë pjesë 17 vjet më parë.

Advertisement