Nëpërmjet këtij udhëzimi janë përcaktuar mediat vizive, të shkruara dhe ato radiofonike ku KQZ do të bëjë informimin dhe edukimin e zgjedhësve për mënyrën se si do të votohet. Burime nga KQZ bëjnë të ditur se fondi i vënë në dispozicion për realizimin e këtij procesi është rreth 400 milionë lekë. Gjithashtu KQZ do ta kryejë procesin e informimit edhe nëpërmjet formave të tjera si fletëpalosje, postera, banderola, shkrime nëpër autobusa të linjave urbane dhe interurbane etj. Në po të njëjtën mbledhje KQZ përzgjodhi edhe firmën fituese e cila do të aplikojë për herë të parë monitorimin me kamera të procesit të numërimit. R&T është kompania shqiptare e cila fitoi tenderin prej 1 milionë e 455 mijë euro.