Tiranë | Kushtetuesja shtyn shqyrtimin për aktin normativ “Për Buxhetin 2013″

Gjykata Kushtetuese shtyu sërish seancën ku pritej të shqyrtohej kërkesa e Partisë Demokratike që kërkon shpalljen “të papajtueshëm me Kushtetutën të Aktit Normativ të qeverisë, miratuar në tetor 2013, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për buxhetin e vitit 2013”. Sipas burimeve nga Kushtetuesja, shtyrja e seancës erdhi për arsye të mosplotësimit të kuorumit nga trupa e gjyqtarëve. Ndërkohë, seanca e radhës do të mbahet më 18 Shkurt. Kërkesa e Partisë Demokratike kërkon shpalljen e aktit të qeverisë si “të papajtueshëm me Kushtetutën”. Në kërkesën e tyre deputetët e opozitës vlerësojnë se qeveria është e detyruar të argumentojë nevojën dhe urgjencën konkrete që e detyroi të nxjerrë Aktin Normativ me fuqinë e ligjit.

Advertisement