Me këtë rast do të zhvillohen një seri aktivitetesh. Ali Topalli, kryetar i Këshilli organizativ të “Eksodi ‘99”, tha se në ora 09:00 nga sheshi “Adem Jashari” në Mitrovicë do të nisën 99 veta që do të marshojnë për në Kukës, të cilët simbolizojnë vitin 1999 dhe dëbimin e dhunshëm të ndodhur në atë kohë. Sipas tij, marshuesit do të vazhdojnë në drejtim të Pejës, Gjakovës, kurse në ora 17:00 do të ndalen në Xërxë, fshat ky që i kishte ndihmuar të përndjekurit. “Aty do të mbahet një program kulturo-artistik dhe më pas marshuesit do të shpërndahen nëpër shtëpitë e xërxjanëve”. Topalli ka ftuar të gjithë qytetarët e Kosovës që më 16 prill ti bashkëngjiten masovikisht këtij manifestimi në Kukës, duke marrë parasysh se kufiri do të jetë plotësisht i hapur për ta dhe nuk do të ketë nevojë për pasaporta, meqë të gjithë do të pajisen falas me karta të “Eksodit ‘99” me të cilat do të kalohet kufiri. Përfaqësues të këshillit organizativ të manifestimit pohuan se e vecanta e ditës përkujtimore “Eksodi 99”, do të jetë përurimi i “Kullës së Eksodit” në Kukës.