Tiranë – Ministria e Brëndshme, kanë aplikuar 500 mijë dhe janë prodhuar 404 mijë letërnjoftime

“Kanë aplikuar deri më tani mbi 500 mijë qytetarë, janë prodhuar 403 744 letërnjoftime elektronike, nga të cilat 306 560 janë dërguar në zyrat e shpërndarjes. Pranë zyrave përkatëse janë dërguar të gjitha letërnjoftimet për aplikimet deri më 31 Mars. Njëkohësisht u bëjmë thirrje qytetarëve që kanë aplikuar, të paraqiten pranë këtyre zyrave për të tërhequr letërnjoftimet”, njoftoi zëdhënësi i Ministrisë.

Advertisement