Turqi | Një deputet largohet nga partia AK

Një tjetër deputet turk dha dorëheqjen dhe u largua nga rangjet e Partisë së Drejtësisë dhe Zhvillimit, në pushtet në Turqi, si pasojë e një skandali politiko-financiar që ka përfshirë qeverinë e kryeministri Recep Tayyip Erdogan. Dorëheqja e Hasan Hami Yildirimit e çon në pesë numrin e parlamentarëve të larguar nga partia AK, në pushtet në Turqi që prej vitit 2002, pas ndalimeve të para dhe marrjes në pyetje dy javë më parë të të afërmve regjimit, të cilët dyshohen për korrupsion dhe përfitim fondesh. Të pestë këta deputetë kanë “dënuar presionet e ushtruara nga qeveria kundër drejtësisë dhe policisë”, pas fillimit të kësaj çështjeje.

Advertisement