Ai ka theksuar se shenjat e rimëkëmbjes janë mjaft inkurajuese por megjithatë shefi i Shtëpisë së Bardhë është me këmbë në tokë përsa i përket vështirësive që Shtetet e Bashkuara kanë përpara. “Kjo nuk do të thotë se kohët e vështira kanë kaluar. Viti 2009 do të vazhdojë të jetë një vit i vështirë për ekonominë amerikane. Ashpërsia e këtij recesioni do të shkaktojë humbje të mëtejshme pune dhe më shumë dhimbje”, ka pohuar Obama.