Asnjë automjet nuk mund të lëviz drejt Kosovës, nëse në sistemin kompjuterik do të rezultojë se ka gjoba të papaguuara. Kjo procedurë ka nisur të zbatohet nga 9 dhjetori 2014 dhe asnjë drejtues mjeti që ka gjoba të pashlyera nuk mund të lëvizi drejt Kosovës, pa i shlyer më parë këto detyrime. Ndërkohë, për të mos penguar lëvizjen e mjeteve, në pikën doganorë të Morinit funksionon edhe një sportel i Postës Shqiptare që kryen këtë shërbim.