Tiranë – PS, paisja me letërnjoftime elektronike në fazë kritike

Damian Gjiknuri, një nga ekspertët socialistë deklaroi se kryeministri Berisha duhet t’i japë një zgjidhje cështjes brënda muajit prill, në të kundërt, procesi mund të quhet i dështuar, me pasoja të pariparueshme për standardin e zgjedhjeve. PS tha se procesi i pajisjes së shtetasve me letërnjoftime elektronike ka hyrë në një fazë kritike. “Nëse nuk ndërmerret një ndryshim radikal në lidhje me politikën e pajisjes së shtetasve me letërnjoftime brënda muajit prill, procesi përfundimisht dështon dhe bashkë me të edhe cdo grimcë legjitimiteti për zgjedhjet”, u shpreh Gjiknuri. PS, i kujtoi kryeministrit se si qeveri e një vëndi anëtar të NATO-s do ta linte mënjanë demagogjinë dhe do të përballej me realitetin problematik sepse zgjidhja i përket gjithë shqiptarëve.

Advertisement