Pakistan – Ligji islamik vepron në luginën Swat

Firmosja e ligjit nga presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari është pjesë e marrëveshjes me talebanët dhe u nënshkrua pasi Asambleja Kombëtare kërkoi nga presidenti që të mbante premtimet. Në shkëmbim të ligjit islamik për rajonin Swat u arrit armëpushimi mes militantëve dhe forcave qeveritare. Marrëveshja është kritikuar nga shumë pakistanezë, aktivistë të të drejtave të njeriut, si dhe nga SHBA dhe vëndet perëndimore.

Advertisement