Një lajm i trishtë është publikuar këtë fundjavë. Paul Walker i cili njihet sidomos për portretizimin e Brian O’Conner në filmin “Fast & Furious” vdiq tragjikisht në një aksident me makinë të Shtunën (30 Nëntor). Makina në të cilën udhëtonte aktori 40 vjeçar u përplas dhe shpërtheu.

“Me një rëndesë të madhe në zemër n’a duhet të konfirmojmë se Paul Walker ndërroi jetë në një aksident tragjik me makinë teksa ishte duke marrë pjesë në një event bamirësie organizuar nga Reach Out Worldwide. Jemi tejet të shokuar dhe të hidhëruar nga ky lajm. Faleminderit që keni në lutjet tuaja familjarët dhe miqtë e tij gjatë kësaj periudhe shumë të vështirë”,- thuhej në komunikatën nga përfaqësuesi i tij.

Advertisement

U prehsh në paqe PAUL!

Paul-Walker-2871602