Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lefterije Luzi (Lleshi), priti në një takim znj. Conny McCormack, e cila kryesoi misionin e Vëzhguesve Ndërkombëtarë të OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit, së bashku me z. Steven Martin, Këshilltar për Zgjedhjet i OSBE – ODIHR-it, në kuadër të vizitës që po zhvillojnë në Shqipëri për të diskutuar për gjetjet dhe rekomandimet e Raportit Përfundimtar për zgjedhjet parlamentare të qershorit 2013. Znj. Conny McCormack, vlerësoi bashkëpunimin korrekt dhe permanent mes Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe OSBE – ODIHR-it në funksion të administrimit te procesit brenda standardeve zgjedhore. Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve duke vlerësuar raportin dhe problematikën e paraqitur, e siguroi znj. McCormack dhe z. Martin se rekomandimet e OSBE-ODIHR janë udhërrëfyes në ndërtimin e starategjive të punës së KQZ-së në funksion të përgatitjes dhe përmirësimit të proceseve të ardhshme zgjedhore. Gjithashtu, kryetarja e KQZ-së theksoi se prioritetet e punës së KQZ do të jenë rritja e transperencës së procesit zgjedhor dhe përmirësimi i mëtejshëm i procesit të edukimit zgjedhor duke e zgjeruar me të gjithë aktorët që përfshihen në të, si dy elementë të rëndësishëm të cilët do të rrisin besimin e qytetarëve tek KQZ. Nga ana e saj znj. McCormack e falenderoi Kryetaren e KQZ-së dhe shprehu vlerësimet maksimale për mirëmenaxhimin e zgjedhjeve të 23 qershorit edhe pse në kushte secifike.

Advertisement