Në vijim të vizitës që po zhvillon në SHBA, Presidenti Bujar Nishani u takua dhe zhvilloi njё bisedё me pёrfaqёsues tё Rrjetit tё Profesionistёve dhe Sipёrmarrёsve Shqiptarё. Presidenti Nishani, nё fillim tё takimit shprehu vlerёsime tё larta pёr profesionalizmin dhe gatishmёrinё e APEN-it pёr t’u pёrfshirё me ekspertizё nё sugjerimet pёr zgjidhjen e problemeve qё shqetёsojnё Shqipёrinё nё rrugёn e saj tё reformave dhe integrimit evropian. “Kam tё freskёta mbresat nga takimi ynё i shtatorit tё shkuar, i cili u bё nxitёs pёr ndёrmarrjen e nismёs sime Rrjeti i Miqve tё Shqipёrisё dhe vazhdoj tё jem i hapur pёr mendime dhe kontribute qё i shёrbejnё koordinimit dhe bashkёpunimit tonё nё tё mirё tё Shqipёrisё dhe diasporёs shqiptare”, u shpreh Kreu i Shtetit. Mё pas, takimi u zhvillua nё formёn e njё bashkёbisedimi, gjatё tё cilit u shkёmbyen mendime pёr çёshtje qё lidhen me realitetin shqiptar si, çёshtja e pronave, lufta kundёr korrupsionit, thithja e investimeve tё huaja, tёrheqja e trurit dhe nxitja e talenteve dhe realizimi i aktiviteteve qё i shёrbejnё njohjes sё Shqipёrisё dhe mundёsive qё ajo ofron pёr turizёm e investime, si dhe rritja e aftёsisё administruese tё sipёrmarrёsve shqiptarё.

Advertisement