Në takimin me shefat e delegacioneve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, presidenti i Këshillit Evropian, Herman van Rompuy deklaroi se 2013-a ishte viti optimal lidhur me zgjerimin e unionit drejt vendeve ballkanike. ”Viti 2013 është optimal për zgjerimin me vendet e Ballkanit”, deklaroi në Bruksel zyrtari i lartë. “Kroacia u bë vendi anëtar i 28-të i unionit, ndërsa marrëveshja Prishtinë-Beograd, që e ka ndërmjetësuar përfaqësuesja jonë e lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Catherine Ashton e zgjidhi procesin e inkuadrimit të Serbisë drejt BE-së, ndërsa solli edhe Kosovën më afër Bashkimit Evropian. Me këtë marrëveshje është kthyer faqja në raportet dhe shpresoj se kjo do të shkaktojë dinamikë pozitive gjithkund në këtë rajon”, deklaroi ai.