Tiranë – Mungesa të energjisë elektrike

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes njofton se nga ora 9.00 deri në orën 15.00 do të ketë ndërprerje të energjisë në zona si “Kodra e Priftit”, “Rruga e Elbasanit”, “Rruga Bardhyl” si dhe gjithë segmenti i rrugës “Ali Demi”. OSSH informon se shkak i këtyre ndërprerjeve do të jenë punimet në nënstacionin e ish-Uzinës së Autotraktorëve. OSSH bën të ditur se punimet do të kryhen në linjën 110 kilovolt e cila lidh nënstacionin e ish-Uzinës së Autotraktorëve me nënstacionin 220 kilovolt të Tiranes.

Advertisement