Tiranë | Rama: të ndalim me votë rrënimin ekonomik

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama u shpreh sot se ekonomia shqiptare po ecën në rrugë të humnertë. Gjatë një deklarate për mediat nga selia rozë, Rama solli si argument shifra, sipas të cilit, flasin për rënie të të ardhurave në buxhetin e shtetit nga taksat, mbyllje të bizneseve, ngritje të defiçitit etj, çka ka çuar në tkurrje të ekonomisë. Ndërsa si zgjidhje për të dalë nga kjo situatë, Rama propozoi votën e qytetarëve për Partinë Socialiste. “Është e rëndësishme që Shqipëria më 23 qershor të ndalë me votë rrugën e rrënimit të ekonomisë” tha Rama. Ai premtoi publikisht përgjysmim të taksës për biznesin e vogël dhe mbështetje për biznesin e madh nëpërmjet lirisë së konkurencës. “Për të rilindur eknominë, ka vetëm një rrugë, vota për PS-në dhe të vetmin program që shpëton Shqipërinë nga kriza”, përfundoi Rama.

Advertisement