Presidenti Topi i ka falenderuar ata për kontributin në misionet paqeruajtëse. “Shqipëria është futur në NATO “de jure” javën e shkuar, por “de facto” ne kemi qënë anëtarë të NATO-s më parë dhe këtë e kam ndjerë me misionet tona në Irak, Bosnje dhe Afganistan”, u shpreh Topi. Pas ceremonisë organizuar me këtë rast presidenti Topi ka biseduar në telefon nga një vendkomandë operacionale me komandantin e misionit paqeruajtës në Afganistan, major Ferdinand Ziu, ku pasi është interesuar për shëndetin e trupave tona atje ka përcjellë premtimin e bërë në samitin e Strasburgut për shtimin e forcave. “Ne vlerësojmë misionin tuaj dhe ju ndjekim me vëmëndje. Shumë shpejt do të shtojmë trupat në Afganistan sepse ky është premtimi që i kemi dhënë aleancës ku bëjmë pjesë”, u shpreh Topi.