Itali – 70 milionë euro për nevojat dhe urgjencat nga tërmetet

“Kemi autorizuar ministrin e Ekonomisë për një ndryshim të bilancit, veprim që vë në dispozicion menjëherë 70 milionë euro”, ka deklaruar Berlusconi. Bashkë me fondin e mëparshëm prej 30 milionë eurosh shifra që do të jetë në dispozicion të mbrojtjes civile për të plotësuar nevojat e shkaktuara nga tërmetet shkon në 100 milionë euro. Berlusconi ka shtuar se kanë nisur hetimet për verifikimin e përgjegjësive dhe përgjegjësve nga prokuroria.

Advertisement