Greqi – Ivanov të punojë për zgjidhjen e kontestit të emrit

“Shpresojmë që presidenti i sapozgjedhur Gjorgje Ivanov të punojë në zgjidhjen e kontestit të emrit në përputhje me vendimet e NATO-s dhe Bashkimit Evropian, që është parakusht për anëtarësimin e këtij vendi në institucionet euroatlantike”, ka theksuar zëdhënësi Kumucakos. Ai deklaroi se Athina është e bindur se me zgjedhjet presidenciale në Maqedoni është bërë një hap para drejt përmbushjes së standardeve evropiane për organizimin e zgjedhjeve, por patjetër duhet të vazhdojnë përpjekjet për reforma për plotësimin e kritereve të nevojshme për anëtarësim në NATO dhe BE.

Advertisement