Somali | 258 mijë të vdekur nga uria

Të paktën 258 000 somalezë kanë vdekur nga uria gjatë periudhës tetor 2010-prill 2012 gjatë krizës së rëndë ushqimore, sipas një raporti të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. “Uria dhe pasiguria ushqimore në Somali kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 258 000 personave nga tetori i vitit 2010 deri në prill 2012”, tha oranizata. ”Rreth 133 000 nga të vdekurit janë fëmijë deri në pesë vjeç”, sipas raportit të FAO-s, organizëm i OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë.

Advertisement