Pogradec | Mediu akuzon programin ekonomik të PS-së

Partia Republikane zhvilloi nje takim ne qytetin e Pogradecit, ku u prezantua edhe kandidati për deputet Abdullah Cano. Në këtë takim merrte pjesë edhe kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i cili gjatë fjalës së tij, vuri theksin në zhvillimin ekonomik që ka pasur Shqipëria, por më shumë në reformat që arritën të mbajnë një nivel të paluhatshëm të ekonomisë shqiptare përballë krizës që ka përfshirë vendet e Evropës. Në këtë kontekst, kryetari Mediu akuzoi ashpër edhe programin ekonomik të PS-së, duke u ndalur në taksën progresive. Gjithashtu në fjalën e tij, Mediu u ndal edhe në çështjen e pronës, e cila tashmë është kthyer në çështje elektorale edhe nga të majtët, të cilët jo vetëm që asnjëherë nuk kanë punuar për pronën private apo mbrojtur pronarët, por kanë bërë c’është e mundur për t’i mbajtur ata larg pronës, duke thelluar konfliktet sociale.

Advertisement