Kryetari i Bashkise se Tiranes Lulzim Basha eshte takuar me familjet te cilat pak dite me pare u nxorren jashte banesave nga Permbarimi ne rrugen “Margarita Tutulani”, dhe aktualisht po zhvillojne greve urie. Kryebashkiaku permes nje akti ndjeshmerie qytetare ka ofruar ndihme te menjehershme per banoret dhe sistemimin e tyre ne banesa me qera te marra persiper nga Bashkia e Tiranes per nje periudhe tranzitore deri ne sistemimin e tyre nepermjet njerit prej tre programeve: banesat sociale, kredite e buta apo bonusi i qerase. “Ne do të mundësojmë një periudhë tranzicioni në banesa me qera, të mara përsipër nga Bashkia e Tiranës me ndihmë donatorësh, sepse vetë nuk kemi mundësi ligjore të drejtpërdrejta. Do ta përdorim këtë periudhë tranzitore 3-4 mujore, për të parë cili nga tre programet qe ne ligjërisht disponojmë dhe që të mundësojë nje zgjidhje edhe afatgjatë, qoftë banesa sociale, qoftë kredi kur mund ta përballojë apo bonus qeraje, në rast se dy të parat nuk mund të funksionojnë. Nëse vendimi i Përmbarimit nuk përmbush kushtet ligjore, çka u pretendua nga banorët, por që unë nuk kam mundësi ta them tani, do ta verifikoj 24 orët e ardhshme, atëherë nuk ngelet gjë tjetër, veçse të rikthehen në gjendjen e mëparshme. Në të kundërt, shpresoj dhe besoj se oferta ime si qytetar me ndjeshmëri po dhe si kryetar i Bashkisë, me një mundësi për të ndihmuar qoftë edhe jo brenda tagrit ligjor, të pranohet” theksoi kreu i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha. Aktualisht mësohet se grevën po e vazhdojnë 10 banorë, pasi 4 të moshuar janë detyruar ta ndërpresin atë për shkak të problemeve shëndetësore.