Tiranë – Presidenti Topi dekreton ligjin për legalizimin dhe urbanizimin e ndërtimeve pa leje

Opozita u shpreh kundër këtij ligji, duke pretenduar se me miratimin e tij qeveria i merr kompetencat pushtetit vendor dhe ia kalon ato ALUIZNI-t, një institucion i cili në bazë të ligjit është në varësi të qeverisë. Përtej akuzave të opozitës, mazhoranca pretendon se nëpërmjet këtij ligji synohet rregullimi i një boshllëku ligjor, i krijuar nga vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese. Ky institucion, në vendimin e publikuar më datë 2 shkurt 2008, shfuqizoi si të papajtueshëm me Kushtetutën dhe me Kartën Evropiane të Autonomisë Lokale disa nene të ligjit për legalizimin dhe urbanizimin e ndërtimeve pa leje.

Advertisement