Kavajë | Meta: rotacioni është i paevitueshëm

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, zhvilloi një takim me Komitetin Drejtues të LSI-së në qytetin e Kavajës. Qëllimi i këtij takimi ka qenë diskutimi për përgatitjen e LSI-së së Kavajës për zgjedhjet e 23 qershorit. Në fjalën e tij lideri i LSI-së, duke i falënderuar të gjithë të pranishmit për angazhimin dhe kontributin e dhënë, tha se tashmë mbeten edhe 60 ditë për ndryshimin e madh që pret vendi. Sipas tij, “askush nuk e ndal dot më rotacionin e pushtetit që është bërë një domosdoshmëri”. Për kreun e LSI-së, “ky rotacion është i paevitueshëm dhe i sigurt në zgjedhjet e 23 qershorit, pasi vendi ka nevojë për një ekuilibër të ri politik, një balancë të re pushtetesh”. Duke folur për koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Evropiane”, kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, deklaroi se ky koalicion është më i madhi në historinë e vendit dhe është një koalicion gjithëpërfshirës.

Advertisement