Itali – Rëndohet bilanci i viktimave të tërmetit

Në orët e para të mëngjesit janë gjetur trupat e pajetë të tre të rinjve në rrënojat e shtëpisë së studentëve. Ndërkaq, toka vazhdon të dridhet dhe sizmiologët kanë regjistruar lëkundje të tjera tërmeti gjatë natës, mes të cilave më e forta ajo me magnitudë 5,2. Sipas informacioneve të para, të tjera ndërtesa janë shembur në zonat e prekura edhe më parë nga tërmeti, por që nuk ishin dëmtuar shumë. Nesën në mëngjes do të kryhet funerali shtetëror i viktimave.

Advertisement