Gjykata e Krimeve të Rënda ka sugjeruar organizimin e një shorti publik për të zgjedhur avokatin mbrojtës të Dritan Dajtin. Burime zyrtare të Gjykatës së Krimeve të Rënda bënë të ditur sot se, në kushtet kur i pandehuri Dritan Dajti nuk merr pjesë në gjykim dhe duhet patjetër ndihma e një mbrojtësi, Gjykata e Krimeve të Rënda ka propozuar një zgjidhje për zhbllokimin e situatës; atë të organizimit të një shorti publik nga Dhoma e Avokatisë Tiranë, nën organizimin e Dhomës Kombëtare të Avokatisë dhe në bashkëpunim dhe me Gjykatën e Krimeve të Rënda. Dritan Dajti akuzohet për vrasjen me armë zjarri të katër oficerëve të policisë së Shtetit në 7 gusht të vitit 2009, në Durrës.