Elbasan | Rama premton bashkimin e tregjeve me Kosovën

Kreu i opozitës premton bashkim ekonomik me Kosovën për mirëqënie dypalëshe. Partia Socialiste në prezantimin që i ka bërë programit të saj “Për një Rilindje Shqiptare”, në qytetin e Elbasanit, ka vënë theksin tek shumë probleme ekonomike dhe mundësitë për zgjidhjen e tyre. Sipas Ramës bashkimi i tregjeve me Kosovën do të sillte më shumë të ardhura dhe shkëmbime tregtare. “Ne duam që në qeverisjen tonë, ti japim një pamje të re modelit të zhvillimit. Unë dua të ndalem në këtë ndërhyrje tek bashkëpunimi ynë ekonomik më Kosovën. Skema e programit tonë për ekonominë mbështetet në punësimin”, u shpreh Rama. Gjithashtu kreu i opozitës akuzoi qeverinë për manipulimin e shifrave të papunësisë që sipas tij janë në rritje. “Ne kemi folur shpesh për një shifër zyrtare të rënies së punësimit referuar INSTAT; nga 2009 deri në 2013-ën, kanë humbur 51 mijë vende pune. Përgjigja e qeverisë ka qënë joetike lidhur me marrëdhëniet me publikun, gënjeshtra pas gënjeshtra për ato 10 mijë km që kanë hapur vende pune dhe përralla”, tha Rama. Kreu i selisë rozë përmendi në prezantim edhe anët pozitive që do të sillte aplikimi i taksës progresive në vendin tonë.

Advertisement