Lëkundjet e fuqishme të mëngjesit të së hënës kanë shkaktuar plagosjen e 1.179 personave, sipas shifrave zyrtare të shpërndara nga qeveria. Ende nuk dihet me saktësi numri i të zhdukurve, pasi shifrat e autoriteteve flasin për 11, ndërsa zjarrfikësit për rreth 20-30 persona. Ndërkohë mbeten me dhjetëra kufomat e paidentifikuara.