Tiranë | Prezantohet paketa e drejtësisë civile në Komisionin e Ligjeve

Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi prezantoi në Komisionin e Ligjeve, paketën e drejtësisë civile. Sikurse është shprehur ministri Halimi, “ndryshimet në Kodin Civil dhe Kodin e Procedurës Civile që propozojmë, synojnë garantimin e një shërbimi cilësor për qytetarët dhe veprimtari më efektive të gjykatave”. “Me miratimin e këtyre ndryshimeve, nuk do të ketë më dëshmi trashëgimie në gjykata. I japim fund shpenzimeve prej 300 mijë lekë dhe tre muajve kohë të harxhuara në gjykatë”, tha Halimi. Po sipas ministrit, “nuk do të ketë më as vendime gjyqësore të veçanta për urdhëra ekzekutimi. “I japim fund edhe shpenzimeve prej 250 mijë lekë për një vendim gjyqësor, urdhër ekzekutimi dhe javëve të tëra pune”, shton më tej ai. “Gjyqtarët do të kenë më pak çështje për të gjykuar. Si rezultat, do të gjykojnë më shpejt çështjet e tjera. Përfituesit më të mëdhenj do të jenë qytetarët. Kjo paketë duhet mbështetur nga të gjithë”, ka përfunduar deklarimin e tij kreu i ministrisë së Drejtësisë Eduard Halimi.

Advertisement