Tiranë | Kryeministri Berisha për LSI-në: çdo forcë politike bën zgjedhjen që dëshiron

“Qëndrimi im ka qenë dhe mbetet i pandryshuar se çdo forcë politike bën zgjedhjen që dëshiron”, deklaroi Kryeministri Berisha përmes rrjetit social Facebook. Duke komentuar debatin e gjerë që është hapur së fundi lidhur me njoftimet se LSI do të vendosë të lërë qeverinë Kryeministri siguroi se për të, “qeveria dhe qeverisja janë përgjegjësi që bëhen edhe më të mëdha në periudhë elektorale. “Me këtë rast dua të siguroj zgjedhësit se asgjë nuk do të cënojë vendosmërinë e qeverisë për organizimin e një procesi zgjedhor të lirë dhe të ndershëm, në përputhje me Kodin Zgjedhor dhe Kushtetutën e vendit. Së dyti, dua të garantoj qytetarët se Kushtetuta e vendit ka të gjitha përcaktimet e qarta për zgjidhje plotësisht kushtetuese të çdo problemi institucional dhe se ajo do të respektohet me rigorozitet në frymën dhe gërmën e saj. Unë mbetëm totalisht i përkushtuar të punojë me të gjithë energjitë e mia, në interesin më të mirë të qytetarëve dhe të vendit”, shkruan kryeministri në rrjetin e tij social Facebook.

Advertisement