Gjatë një takimi me ambasadorin amerikan në SHkup, Filip Riker, Ivanov ka theksuar se Maqedonia do të vazhdojë bashkëpunimin e saj me SHBA. Nga ana e tij Riker ka uruar presidentin si dhe ka përshëndetur qytetarët për mbajtjen e zgjedhjeve të qeta e demokratike. “Urova presidentin si dhe gjithë qytetarët e Maqedonisë për realizimin e mirë të zgjedhjeve. Shpresoj se dy vëndet do të vazhdojnë marrëdhëniet mes tyre”, ka thënë Riker.