Disa dhjetëra pensionistë protestuan dje para selisë qeveritare duke i kërkuar kryeministrit Berisha të reflektojë ndaj kësaj kërkese dhe të marrë vendim për të pajisur falas kategorinë e pensionistëve me karta identiteti. Ata kërcënuan se nuk do të marrin pjesë në zgjedhje nëse nuk plotësohet kërkesa e tyre.