SHBA – Obama, kapitull të ri në marrëdhëniet me botën myslimane

Gjatë një fjalimi përpara studentëve në Stamboll, Obama u shpreh se kërkonte të shënonte një faqe të re në këto marrëdhënie dhe se vlerësonte besimin islam dhe se SHBA është pasuruar me amerikanët myslimanë. “Shumë amerikanë kanë myslimanë në familjet e tyre ose kanë jetuar në vënde me shumicë myslimane. Unë e di këtë sepse jam njëri prej tyre”, u shpreh Obama. “Kur njerëzit të shohin prapa në kohë, le të thuhet për Amerikën se ne zgjatëm dorën e miqësisë”, shtoi presidenti.

Advertisement