Maqedoni – Ftesa për anëtarësim në NATO pasi të zgjidhet cështja e emrit

“E përshëndesim mënyrën në të cilën u mbajtën zgjedhjet presidenciale dhe lokale në Maqedoni, që sipas Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ishin organizuar mirë dhe u zbatuan në mënyrë pozitive dhe të qetë. Këto zgjedhje treguan se si vënd i cili ka bërë përpjekje që të marrë anëtarësim në NATO, arriti një përparim real në arritjen e standardeve të larta demokratike të Aleancës, theksoi Scheffer. Ai shprehu kënaqësi për atë që presidenti i sapozgjedhur Gjorge Ivanov publikoi se si prioritet do të ketë zgjidhjen e kontestit për emrin.

Advertisement