3 milionë e 285 mijë e 964 zgjedhës përmban lista e përditësuar e zgjedhësve e cila është pasqyruar më 3 mars në regjistrin e gjendjes civile pranë çdo komune dhe bashkie. Ferdinand Poni, Zv/Ministër i Brendshëm, gjatë një konference për shtyp prezantoi ecurinë e përgatitjes së listave zgjedhore, duke evidentuar dhe problematikat e hasura deri më sot. Poni theksoi se, në 12 dhjetor Drejtoria e Gjendjes Civile ka shpërndarë listat e zgjedhësve dhe me to është bërë një punë e mjaft e madhe, sidomos me dublimet. “Lista përmban 3 milionë 285 mijë 964 zgjedhës, nga këta janë 5 485 3 264 416 zgjedhës janë afishuar qartë pranë 21 548 qendra votimi, ndërsa 21 5748 zgjedhës janë në lista jo të gatshme për të publikuar”, theksoi Zv/Ministri. Sipas Ponit, një punë e konsiderueshme është bërë për pastrimin e dublimeve. “7 674 rekorde janë në verifikim ndërsa për 1627 persona kemi informacion të qartë që nuk janë dublime. Janë pastruar si dublime 1922 rekorde ndërsa kanë aplikuar për letër njoftim edhe 694 persona”, tha numri dy i MB. “Listat, shtoi Poni, që nga data 3.03. 2013 janë të rigjeneruara në regjistrin e gjendjes civile dhe pranë çdo komune dhe bashkie, nga ku sot rezultojnë ende për tu verifikur edhe 3 431 rekorde. Në to është punuar shumë mirë me listën e shtetasve mbi 100 vjeç, nga ku, gjatë kësaj kohe kanë konfirmuar se janë në jetë 200 vetë”, tha ai. Zv/Ministri Poni gjithashtu i bëri apel të gjithë drejtuesve të gjendjeve civile të kenë mjaft kujdes me numrin e votuesve për qenër votimi. “Janë evidentuar disa qendra votimi të cilat janë jashtë standarteve të parashikuara nga ligji. Konkretisht, tha ai, janë evidentuar 15 qendra votImi me një numër votuesish më të madhë se limiti i kërkuar nga ligji. Kështu, sqaroi Poni në Durrës rezultojnë tre qendra votimi me mbi 1000 votues, konkretisht një qendër votimi brenda në Bashkinë Durrës, një në Xhafzotaj dhe një në Komunën Milot. Ndërsa pjesa tjetër e parregullsive janë vënë re në kryeqyetet.” Sipas Ponit, “në Tiranë kanë rezultuar me probleme, pra me mbi 700 votues (siç parashikon kodi zgjedhor për kryeqytetin), disa qendra votmi në njësitë 1,3,4,5 dhe 6-të”, duke kujtuar se ka dhe qendra votimi në disa fshatra, të cilat kanë një numër zgjedhësish në limitet minimale të lejuara nga ligji. Në fund Zv/Ministri Poni, kërkoi që pas gjenerimit të ekstraktit të datës 3 mars, ku rezultojnë akoma 3,431 rekorde të personave të dyshuar si të dubluar, pra që zyrat e gjendjes civile janë akoma në proces verifikimi, të rritet vëmendja dhe bashkëpunimi mes kryetarëve të gjendjeve civile, kështu që të respektohet absolutisht dhe rigorozisht ligji përsa i përket numrit të lejuar të zgjedhësve për qendër votimi.