Tiranë | Minibashkitë me funksione të reja

Tashmë, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, i ka propozuar Këshillit Bashkiak në mbledhjen e datës 28 shkurt, të miratojë delegimin tek 11 njësitë bashkiake të kompetencave që lidhen me kontrollin e territorit të tregjeve, me sigurinë etj. “Njësitë vendore të Tiranës nuk do të ekzistojnë më vetëm për të firmosur çertifikata, siç ka ndodhur gjatë 13 viteve të ekzistencës së tyre por ato do të kenë një sërë kompetencash”, u shpreh nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Jorida Tabaku. Pas miratimit në Këshillin Bashkiak, njësitë vendore do të ushtrojnë pjesërisht funksionet e sigurimit, të rendit e qetësisë dhe mbarëvajtjes së punëve publike brenda territorit përkatës, funksionet e kontrollit dhe zbatimit të ligjshmërisë e të standardeve teknike në fushën e ndërtimit, funksionet e kontrollit dhe zbatimit të ligjshmërisë e të standardeve teknike në fushën e ndërtimit, sipas ligjit për bashkëpronësinë nga inspektorët e Inspektoratit Ndërtimor e Urbanistik. Për të kryer këto funksione, njësive bashkiake u delegohen 50 punonjës të Policisë Bashkiake dhe 50 inspektorë të Inspektoratit Ndërtimor e Urbanistik Vendor si dhe një fond financiar prej 32 milionë lekësh, për shpenzimet operative.

Advertisement