Tiranë | Berisha-Menduh Thaçi diskutojnë zgjedhjet në dy vendet

Kryeministri Sali Berisha priti dje në një takim Kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni, Menduh Thaçi, me të cilin diskutuan mbi zhvillimet në Maqedoni dhe Shqipëri. Sipas zyrës së shtypit të kryeministrisë, Berisha dhe Thaçi u ndalën në përgatitjet që po bëhen në të dyja vendet për zgjedhjet e ardhshme. Kryeministri Berisha e përgëzoi Thaçin për angazhimin për një fushatë të civilizuar në zgjedhjet e ardhshme lokale. Kryetari i PDSH-së në Maqedoni, Thaçi e njohu Kryeministrin me vendosmërinë e tij për një fushatë elektorale të qetë dhe konstruktive. Të dy bashkëbiseduesit diskutuan gjithashtu për problemet e integrimit të dy vendeve në Bashkimin Europian. Kryeministri Berisha e përgëzoi Thaçin për qëndrimet e tij dhe të PDSH-së, të cilat janë në interesin më të mirë të shqiptarëve në Maqedoni dhe Maqedonisë në tërësi.

Advertisement