Presidenti francez, François Hollande mbërriti sot në Nju Delhi për një vizitë zyrtare 48-orëshe në Indi, i shoqëruar nga pesë ministra dhe një delegacion i rëndësishëm drejtuesish ndërmarrjesh. Vizita e parë në Indi e presidentit francez do të dominohet nga çështjet ekonomike dhe tregtare me dy kontrata të rëndësishme në prag të finalizimit të shitjes së 126 avionëve tip ”Rafale” dhe një centrali bërthamor.