Ceki – Obama, strategji të re për armët bërthamore

Presidenti amerikan, Barack Obama i bëri thirrje Koresë së Veriut të ndalojë veprimtarinë e saj për zotërimin e një arme bërthamore dhe shtoi se lëshimi i raketës, i kryer nga Pheniani, përbën një kërcënim global dhe sjell nevojë për një përgjigje nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së. “I bëj thirrje Koresë së Veriut të përmbushë angazhimin e saj dhe të braktisë të gjitha programet për armët bërthamore”, u shpreh Obama. Koreja e Veriut lëshoi ditën e shtunë një raketë me rreze të gjatë veprimi mbi Japoni, gjë që solli irritim dhe dënim të këtij veprimi në arenën ndërkombëtare, por për të cilin Pheniani ka deklaruar se është një lëshim sateliti. Kjo do të diskutohet në një takim emergjent të Këshillit të Sigurimit në OKB.

Advertisement