Presidenti Bamir Topi, kryeministri Sali Berisha përkrah me presidentin e Kroacisë Stipe Mesic dhe me kryeministrin e këtij vendi Ivo Sanader, kanë marrë prej presidentit të SHBA-së Barak Obama dokumentin e anëtarësimit të plotë të Shqiperisë në NATO. Vetë Obama duke folur për këtë fakt tha se ky anëtarësim ka ardhur si rezultat i reformave të dy vendeve tona. Sipas Obamës, Shqipëria dhe Kroacia janë dy vende të denja për t’u reshtuar përkrah aleatëve të tjerë të Aleanës së Atlantikut Verior. “Urojmë Shqipërinë dhe Kroacinë për reformat që keni arritur. Ju urojmë mirë se ardhjen! Jemi të lumtur për arritjen tuaj të madhe dhe të merituar. Në emër të anëtarëve të tjerë ju ofroj të nënshkruani anëtarësimin”, u shpreh Obama. Shqiperia dhe Kroacia renditen si anëtare me të drejta të plota në Aleanën e Atlantikut Verior, përkrah vendeve më të sigurta të botës.