Durrës – Shpërndahen 230 tapi ndërtimesh të legalizuara

Rreth 230 pronarë janë pajisur me tapitë e ndërtimeve të legalizuara. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast në Durrës për shpërndarjen e 170 certifikatave të para kanë qënë të pranishëm deputetë të zonës, si dhe kreu i ALUIZNI-t, Shaban Memia, dhe drejtues të pushtetit vendor. Në fjalën e tij, Shaban Memia ka thënë se në Qarkun e Durrësit janë rreth 37 mijë objekte informale, nga të cilat 22 mijë janë gati për shlyerjen e detyrimit financiar.

Advertisement