Durrës | 25 vjet burg për 81 vjecarin që vrau 18 vjecaren

Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës vendosi dënimin me 25 vjet heqje lirie për 81 vjeçarin Shaban Norja, i akuzuar për vrasjen e 18 vjeçares Aishe Vata, në 11 tetor të vitit të kaluar, në Xhafzotaj. Në një seancë shumë të shkurtër, trupi gjykues, i drejtuar nga Ervin Metalla, njëheraz kryetari Gjykatës së Durrësit, e deklaroi fajtor 81-vjeçarin Norja, për vrasjen e 18-vjeçares Ajsha Vata. Vendimi do të marrë formën e tij të prerë pas 10 ditësh, nëse pala mbrojtëse nuk do ta ankimojë dënimin me 25 vjet heqje lirie për të moshuarin. Ajshe Vata u gjet e masakruar pa kokë mëngjesin e 11 tetorit nga një bashkëfshatar i saj, në një arë me misër në fshatin Xhafzotaj, aty ku edhe jetonte. Kur ekspertiza vërtetoi se ajo ishte shtatzënë, hetimet morën një rrjedhë tjetër derisa u bë e mundur kapja e Shaban Norjas. Ekspertët arritën në konkluzionin se vajza ishte abuzuar që 14-vjeç nga Norja, i cili ka deklaruar më pas që e vrau vajzën për shkak se nuk donte të abortonte fëmijën që priste nga ai. Sipas organit të akuzës Norja ka kryer ekzekutimin e 18-vjeçares, fillimisht me armë zjarri tip pistoletë dhe më pas e ka gjymtuar, duke i prerë kokën viktimës me një sëpatë me mendimin që të mos identifikohej. “E qëllova me plumb nga pas dhe pastaj ia preva kokën me sëpatë. Kokën e keni te ferrat pranë arës me misër”. Ky ka qenë deklarimi i tmerrshëm i Shaban Norjes, 81 vjeç, që zbardhi ngjarjen makabre të masakrimit të 18-vjeçares Ajshe Vata nga Xhafzotaj i Durrësit. Pas dëshmisë së tij, koka u gjet e fshehur rreth 100 metra larg vendit të krimit.

Advertisement