Maqedoni – Mbyllet fushata zgjedhore, raundi i dytë të dielën

Gjatë ditëve të shkuara subjektet politike, koalicionet dhe kandidatët e pavarur kanë patur mundësi të paraqesin programet e tyre dhe të argumentojnë përse e kërkojnë votën para elektoratit. Të dielën në orën 7 do të hapen qëndrat zgjedhore dhe do të qëndrojnë të hapura deri në orën 19 për të pritur 1.792.082 votues. Në garën presidenciale konkurojnë kandidati i VMRO-DPMNE Gjorgje Ivanov dhe ai i LSDM-së, Lubomir Ferckovski. Ndërsa për sa u përket zgjedhjeve vendore do të votohet në 43 komuna dhe në qytetin e Shkupit.

Advertisement